Thirrja për krijimin e Organizatës Kombëtare Përfaqësuese Rinore

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË

 

Thirrja për krijimin e Organizatës Kombëtare Përfaqësuese Rinore

Agjencia Kombëtare e Rinisë shpall thirrjen për krijimin e Organizatës Kombëtare Përfaqësuese Rinore (OKPR), e cila do të funksionojë si një organizatë ombrellë rinore jo-fitimprurëse duke përfaqësuar nevojat dhe interestat e të rinjve pranë grupeve të interesit dhe duke nxitur gjithëpërfshirjen e tyre në proçeset vendimmarrëse. Për këtë qellim, AKR fton të gjitha organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë që të themelojnë OKPR-në në përputhje me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin në fuqi për krijimin e organizatave jo-fitimprurëse.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 75/2019, “Për Rininë”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  nr. 274, datë 12.05.2021 “Për përcaktimin e kriteve që duhet të përmbushë Organizata Kombëtare Përfaqësuese Rinore, vijon si më poshtë”;

Organizata Kombëtare Përfaqësuese Rinore, që të njihet si e tillë nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, duhet të përmbushë këto kritere:

  1. Të jetë e themeluar dhe regjistruar në gjykatë në formën e një shoqate me anëtarësi nga organizata rinore dhe/ose për të rinjtë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse;

  2. Të ketë statut të miratuar nga gjykata kompetente;

  3. Të ketë një anëtarësi prej jo më pak se 60 (gjashtëdhjetë) organizatash rinore dhe/ose për të rinjtë, të cilat duhen:

  4. Të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës aktivitete dhe veprimtari rinore;

  5. Të kenë shlyer detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi;

  • Të kenë përvojë në aktivitetet dhe veprimtaritë rinore;

  1. Të mos jenë në proçes falimentimi apo likuidimi;

  2. Të mos jenë të dënuar organizata dhe përfaqësuesi i saj ligjor, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

  3. Të ushtrojnë veprimtaritë e tyre në 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë, sipas ndarjes territoriale;

  • Të kenë diversitet në fushat e veprimtarisë rinore ose për të rinjtë në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Vini Re: Përparësi për tu njohur si OKPR, e kanë organizatat, anëtarët themelues të të cilave kanë eksperiencën më të gjatë, numrin më të lartë të antarësisë së OJF-ve rinore, mbulojnë veprimtari në pjesën më të madhe të vendit, kanë bashkëpunime me simotrat e tyre në vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian, si dhe të kenë në përbërje një anëtarësi prej 70% të organizatave rinore.

Për tu njohur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, OKPR-ja si e tillë duhet të dorëzojë këto dokumentacione në adresën tonë të emailit: info@rinia.gov.al;

  1. Aktin e regjistrimit në gjykatë;

  2. Kopjen e statutit të saj;

  3. Kopje të statuteve të organizatave themeluese të OKPR-së, ku specifikohen si pjesë e veprimtarisë së tyre aktivitete dhe veprimtari rinore;

  4. Vërtetime nga organet tatimore që organizatat themeluese të OKPR-së i kanë përmbushur në mënyrë të rregullt detyrimet;

  5. Vërtetim nga gjykata se organizatat themeluese të OKPR-së nuk janë në proçedurë falimenti dhe/ose likuidimi;

  6. Vërtetime nga gjykata se organizatat themeluese të OKPR-së dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë nuk janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Klikoni VKM nr. 274, datë 12.05.2021 – Për përcaktimin e kritereve që duhet të përmbushë OKPR

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë