Workshop-i “Të Rinjtë si Promovues të Vlerave të BE-së për të Drejtat e Konsumatorit” me të rinjtë e Qendrës ALERT së bashku me MSHRF dhe AKR në Librazhd

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, së bashku me Qendrën ALERT dhe përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, zhvilluan në Qendrën Rinore të Bashkisë Librazhd workshop-in me të rinjtë, duke sjellë në vëmendje rolin e tyre si promovues të vlerave evropiane për të drejtat e konsumatorit, si edhe rëndësinë e përfshirjes në çështjet mjedisore dhe klimatike.

Të rinjtë u njohën me kuadrin ligjor të BE-së dhe me hapat që Shqipëria po ndërmerr për harmonizimin e legjislacionit, duke u fuqizuar si qytetarë aktivë në procesin e integrimit evropian.

Perspektiva e përbashkët ndërtohet me të rinj të ndërgjegjshëm, të informuar dhe të angazhuar.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë