Në Librazhd vijon ndërtimi i Qendres Rinore i cili do jetë i dedikuar për nevojat dhe aktivitetet e të rinjve.
Kjo qendër do të ofrojë hapësira të dedikuara për fuqizimin e të rinjve përmes trajnimeve për karrierë, art dhe teknologji. Ajo do të shërbejë si një qendër për Këshillin Vendor Rinor dhe do të krijojë një mjedis të veçantë ku të rinjtë do të kenë autonominë për të menaxhuar dhe përdorur këto hapësira bashkëkohore sipas nevojave të tyre.
Së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe Bashkisë në Librazhd po investojmë në ndërtimin e mundësive të reja për rininë e Librazhdit ku mund te lulëzojne idete e tyre.