TUMO bëhet i arritshëm edhe për të rinjtë e Elbasanit. Nëse keni pasur gjithmonë dëshirën për të ndjekur kurset e mundësuara nga TUMO, por keni hasur vështirësi në udhëtimin për Tiranë, tashmë ky nuk është një problem. Agjencia Kombëtare e Rinisë do të mbështesë 100 të rinj nga mosha 15-18 vjeç me transport 2 herë në javë për të ndjekur kurset e TUMO në Tiranë.
Kurset në TUMO janë për animacion, robotikë, dizajn grafik, prodhim muzikor dhe plot të tjera. Nxënësit nga “Dhaskal Todri” dhe “Kostandin Kristoforidhi” e mirëpritën shumë këtë mundësi, duke shprehur entuziazëm për të krijuar projekte që sfidojnë tregun global. Ndërkohë për të gjithë të rinjtë e tjerë, sot publikojmë linkun për tu regjistruar.