Me Ambasadorin Britanik Z. Nick Abbott, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi dhe Kryetarin e Bashkisë Kukës, Z. Albert Halilaj u nënshkrua në Kukës marrëveshja midis AKR-së dhe British Council-it, në kuadër të programit ‘Alternative Pathways: Reduktimi i Emigracionit Ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar’.
8 bashki të Shqipërisë me impakt direkt tek 80 të rinj me pikësynim e vetëm zhvillimn e programeve që ofrojnë fuqizim, mobilizim dhe përfshirje të të rinjve në politikë dhe vendimarrje.
Këto programe konkrete synojnë disa aktivitete si:
- Hartimi i një manuali për lidership-in. Ky manual do të ndihmojë të rinjtë lider të përmirësojnë aftësitë e tyre për të udhëhequr në mënyrë sa më efektive.
- Hartimi i manualit mbi përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.
- Trajnime “Të rinjtë dhe Komuniteti”.
- “Trajnimi për trajnerë për punonjësit rinorë”.
- Shkëmbim midis bashkive.
- Konferencë finale ku do të prezantohen rezultatet e projektit.


















Previous
Next