Në kuadër të projektit UPSHIFT4Outreach – Level 1.0: Reach out for Youth, të rinjtë në Vlorë hodhën hapa konkretë drejt përfshirjes aktive dhe afrimit me mundësitë reale të punësimit përmes Garancisë Rinore. Nisma synon identifikimin dhe angazhimin e të rinjve NEET (Not in Education, Employment or Training), duke i fuqizuar ata të bëhen pjesë e zgjidhjes për sfidat që i prekin drejtpërdrejt.
Pas analizimit të problematikave që ndikojnë në përjashtimin e të rinjve nga tregu i punës dhe sistemi arsimor, pjesëmarrësit prezantuan ide konkrete, të qarta dhe të zbatueshme për t’i orientuar bashkëmoshatarët e tyre drejt shërbimeve të punësimit dhe Garancisë Rinore.
Dy idetë fituese që do të mbështeten për zbatim në Vlorë:
- Blue Print – Outdoor YG Ambassadors
Do të zhvillojë aktivitete door-to-door për informimin e vajzave të papuna dhe familjeve të tyre, në bashkëpunim me njësitë administrative lokale, me synim rritjen e aksesit në informacion dhe shërbime. - ElectroNEET – Instalacion Informues
Do të krijojë një instalacion kreativ në Lungomare, si një info point inovativ për promovimin e Garancisë Rinore dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në hapësira publike.
Juria përbëhej nga përfaqësues të Agjencia Kombëtare e Rinisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, AKPA Vlorë, UNDP Albania dhe Bashkia Vlorë. Në finale ishte e pranishme edhe Sara Bodo, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, me mesazhe frymëzuese dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për iniciativat rinore.
Garancia Rinore po pilotohet në Shqipëri me mbështetjen e projektit #EU4Youth, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Albania & UNICEF Albania, në bashkëpunim me institucionet partnere.
Kjo iniciativë dëshmon se kur të rinjtë mbështeten me mjetet dhe hapësirën e duhur, ata janë të gatshëm të krijojnë zgjidhje reale dhe me ndikim për komunitetin e tyre.









