“Teknologji dhe Sport për Gjithpërfshirje Sociale” ishte trajnimi që u mbajt në kuadër të bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Qendrës për Advokim Social.
Ky aktivitet synon të trajnojë të rinj rom dhe egjiptian të grupmoshës 16 – 30 vjeç, të cilët do të përfitojnë njohuri përgjithësisht teknologjike dhe digjitale, duke iu referuar aftësive teknike për aksesimin e portalit e-Albania dhe jo vetëm.
Trajnimi u bë i mundur falë dy të rinjve të apasionuar ndaj teknologjisë, që kanë krijuar start up-in e parë në Elbasan, “SwitchTechnologies”, Kleo Zane dhe Elvi Xhaferri, të cilët së bashku me specialistë të kësaj fushe nga AKR, u mundësuan të rinjve të komunitetit njohuri bazë mbi zhvillimin e aftësive digjitale.





Previous
Next