Trajnimi i Stafit për Rritjen e Kapaciteteve në Programe Bashkëpunimi Ndërkufitar

Trajnimi i ekipit tonë është themeli i çdo hapi që hedhim përpara!

Në një kohë sfidash e ndryshimesh të shpejta, rritja e kapaciteteve tona është çelësi për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të të rinjve – që rriten, ndryshojnë dhe kërkojnë më shumë çdo ditë.

Këtë herë, u fokusuam në temat kyçe si strukturat drejtuese të programeve ndërkufitare, roli i partnerëve, komitetet drejtues, aplikimet dhe buxhetimi – njohuri që na ndihmojnë të zbërthejmë më mirë rrugën drejt projekteve evropiane.

Duke investuar në aftësitë evropiane të ekipit tonë, jo vetëm që përgatitemi më mirë për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian, por mbi të gjitha – bëhemi më të aftë për t’ua sjellë këto mundësi të rinjve, kudo në Shqipëri.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë