Garancia Rinore
Mundësi për të rinjtë
Linkun e aplikimit e gjeni tek: www.puna.gov.al
Garancia Rinore, një iniciativë e mbështetur nga Agencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive me ndihmën e projektit #BEpërRininë. E financuar nga European Union in Albania, zbatuar nga UNDP Albania dhe UNICEF Albania, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomise, Kulturës dhe Inovacionit.
Kjo nismë Evropiane ka si qëllim të ulë papunësine e të rinjve duke ofruar mundësi për punësim, arsim të vazhduar, praktikë profesionale ose trajnime brenda katër muajve nga papunësimi.
Regional Youth Dialogue for Europe
Mundësi për Praktikantë
Linkun e aplikimit e gjeni tek bio i instagramit @qendrayouthact
Nëse je nje i ri nga zona WB6 që dëshiron të fitojë eksperiencë të dorës së parë në punë të shoqerisë civile ne zonat e: Beogradit, Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit.
Kjo është një mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe dituritë rreth integrimit Evropian, përmirësimin dhe pjesëmarrjen në diskutime rinore, dhe zhvillimin e rrjetit të të rinjve pjesëmarrës nga rajoni.
Afati i Aplikimit: 29 Tetor 2024
Beyond Barriers
Podcasting for Social Impact – Media Minds
Mundësi për studentët e gazetarisë dhe gazetarët të rinj(18 – 25 vjeç)
Vendi: Tiranë (American Corner Tirana)
Data: 25 – 26 Tetor
Ora: 13:00 – 18:00 (Dita e parë), 09:00 – 13:45 (Dita e dytë)
Beyond Barriers
fton studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj të aplikojnë për të zhvilluar aftësi për të luftuar dezinformimin dhe për të promovuar qytetarinë digjitale të përgjegjshme.
Do të trajnohen mbi teknikat e tregimit she strukturimin e narrativave që angazhojnë audiencën.
People in Focus Albania
Pivot Academy
Linkun e aplikimit e gjeni tek bio i instagramit @peopleinfocusalbania
Projekti Pivot në kuadër të Erasmus+ ka për qëllim fuqizimin dhe promovimin e të rinjve që i perkasin grupeve të margjinalizuar për pjesëmarrje aktive në komunitet.
Komuniteti i “Pivot” përbëhet nga të rinj me prejardhje nga Shqipëri, Franca, Spanja dhe Italia. Bashkohu tani!
Ndryshimi Fillon me Ty
Bootcamp kundër dhunës me bazë gjinore
Linkun e aplikimit: https://shorturl.at/PNyxt
Vendi: Tiranë
Ky bootcamp, do të trajtojë dhunën me bazë gjinore, me fokus në dhunën dhe ngacmimin seksual, duke ofruar trajnime nga ekspertë në psikologji, komunikim, vetëmbrojtje dhe të drejtat e njeriut.
Pas trajnimit do të krijohen skuadra për të gjeneruar ide inovative dhe do të punohet me mentorë për të zhvilluar idetë e realizuara. Dy skuadra fituese do të mbështeten financiarisht për zbatimin e ideve deri ne Shkurt 2025.