Të rinjtë për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme

Në Qendrën Rinore të Librazhdit u zhvillua sesioni i dytë me pjesëmarrjen e të rinjve nga Elbasani, Librazhdi dhe Prrenjasi, i fokusuar te politikat e gjelbra dhe fuqizimi i Këshillave Vendore Rinore.

Aktiviteti u organizua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Rrjetin e Profesionistëve të Rinj dhe Kongresin Kombëtar Rinor, me mbështetjen e Western Balkans Youth Lab Project, në kuadër të Youth Policy Lab on Green Agenda in Albania.

Qëllimi i sesionit ishte të inkurajohen të rinjtë që të bëhen zëri i ndryshimit, duke marrë pjesë aktive në vendimmarrje dhe duke kontribuar në zhvillimin e politikave rinore që krijojnë komunitete më të pastra, më të gjelbra dhe më të qëndrueshme.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë