50 të rinj nga Elbasani, të grupmoshës 15-18 vjeç, nisën kurset falas në qendrën TUMO në Tiranë, ku përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë iu mundësojmë edhe transportin për ndjekjen e kurseve. Ata do të trajnohen në fusha inovative si animacion, robotikë, dizajn grafik dhe prodhim muzikor.
Synimi ynë është të investojmë në aftësitë e brezit të ri, duke e zgjeruar aktivitetin e qendrës TUMO edhe në qytete të tjera, në mënyrë që programe të tilla të jenë të aksesueshme për të rinjtë në mbarë vendin dhe të përgatisim krijuesit e ardhshëm të epokës digjitale.