Mirëpritëm në AKR Naun Telon, 28 vjeçarin e apasionuar pas risive në teknologji dhe inteligjencës artificiale!
I diplomuar për Informatikë, me 10 vite përvojë si software engineer në kompani ndërkombëtare, Nauni ka krijuar disa startupe inovative, si Nodoctor.ai dhe Query Ninja.
Nauni na prezantoi me krijimin e tij më të fundit, Nodoctor.ai, një platformë që përdor AI për të lexuar analizat e gjakut dhe gjeneruar një raport të detajuar mbi shëndetin e trupit.
Çdo organ analizohet veçmas, me shpjegime të qarta dhe identifikim në kohë të rreziqeve të mundshme për sëmundje serioze.
Një shembull frymëzues se si teknologjia mund të vihet në shërbim të njerëzimit.