Mirëpritëm pranë AKR-së, të rinjtë e Akademisë së arteve marciale në Shqipëri “Shaolin Kung Fu-Albanian Academy”.
Në kuadër të qëllimit të tretë të SKR-së 2022-2029, ky takim riktheu edhe njëherë vëmendjen tek mirëqenia aktive dhe e shëndetshme, fizike, sociale dhe mendore e të rinjve.
Drejtori i AKR-së, Z. Ibrahimi theksoi rëndësinë e trinomit mirëmbajtje fizike, mendore dhe shpirtërore tek njeriu.
Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e AKR-së për të mbështetur Akademinë “Shaolin Kung Fu-Albanian Academy” në projektet e tyre.