Ajra, Klevis, Najla, Kejsi & Kejsi, 5 nxënësit fitues të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe 2024, ndanë me ne përjetime shumë të veçanta nga ky kompeticion.
Mes mijëra nxënësve të 900 shkollave nga e gjithë Shqipëria, nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” e qytetit të Kavajës ia dolën të dalin të parët duke lartësuar gjuhën tonë amëtare.
Drejtori i AKR-së, Z.Geron Ibrahimi, i përgëzoi të rinjtë duke e çmuar kontributin e tyre dhe duke i cilësuar si ambasadorë të gjuhës shqipe brenda dhe jashtë kufijve të vendit.
Ai shprehu gatishmërinë për të mbështetur nxitjen e forcimit të identitetit kombëtar dhe kultivimit të një brezi të ri të përkushtuar ndaj trashëgimisë kulturore.