Takim mes Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi dhe studentes pasionante Emira Selimi

Emocionues dhe frymëzues ishte takimi me studenten pasionante Emira Selimi, shqiptare e Maqedonisë së Veriut, e cila ka ndërmarrë një nismë fisnike dhe të pazakontë, ngritjen e blibliotekës së parë shqiptare në qytetin historik të Manastirit.

Drejtori i AKR-së, Z.Geron Ibrahimi, shprehu kënaqësinë e veçantë që priti në ambjentet e AKR-së, një vajzë kaq të re me një iniciative të jashtëzakonshme, duke cilësuar nismën e saj me një rëndësi të madhe kombëtare dhe shumë delikate.

AKR do të kujdeset ta mbështetë Ermirën për ta çuar deri në fund misionin e saj.

35 mijë libra të mbledhur në çdo trevë shqiptare, do të mbushin sallën e bibliotekës së qytetit të Manastirit.

E palodhur mbas sfidave të shumta që shpesh i kanë shkaktuar edhe probleme shëndetësore, Emira mbetet njësoj e vendosur të mbrojë gjuhën shqipe në qytetin ku u krijua alfabeti shqip, duke dashur me çdo kusht të ruajë trashëgiminë kulturore shqiptare.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë