21 të rinj nga grupet IMPACT në Tiranë dhe Kamëz zhvilluan një vizitë në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, ku bashkëbiseduan me kreun e këtij institucioni, Z. Geron Ibrahimi.
Gjatë takimit, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha ekzekutive e World Vision Albania, Znj. Eljona Elmazi, të rinjtë u njohën me funksionet dhe veprimtaritë e AKR-së, si dhe me programet që ofrohen për mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive rinore.
Gjithashtu, ata prezantuan edhe disa nga nismat e ndërmarra në komunitet me grupet IMPACT, me fokus gjithëpërfshirjen, ndryshimet klimatike, luftën kundër bullizmit dhe barazinë gjinore, ndërsa theksuan gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për çështje që prekin fëmijët dhe të rinjtë.
Previous
Next