Në një takim frymëzues me përfaqësuesit e “Qendrës së Rinisë Rurale “ ku 11 të rinj nga Shkodra, Tirana, Dibra, Puka, Durrësi, Fushë-Arrëzi disktuan me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë Geron Ibrahimi mbi sfidat që hasin në zona rurale.
Këta të rinj na treguan se kanë zgjedhur Shqipërinë dhe duan të vazhdojnë ta ruajnë traditën në fusha si: agroturizmi, bujqësia, blegtoria dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.
Agjencia Kombëtare e Rinisë, është një derë e hapur për të dëgjuar, adresuar nevojat e të rinjve të zonave rurale dhe për të mbështetur idetë e tyre.