Takim me Z. Geron Ibrahimi, Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe përfaqësuesit e Qendrës për Advokim Social

Mirëpritëm pranë ambienteve të AKR-së, përfaqësuesit e Qendrës për Advokim Social, Znj. Romina Sefa themeluese e qendrës dhe Znj. Xhuljana Sakollari, ku vlerësuam së bashku rëndësinë e Strategjisë Kombëtare për Rininë 2022-2029 dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve në Republikën e Shqipërisë.

Në takim u theksuan pikat e bashkëpunimit me institucionin tonë, duke u nisur nga nisma të vogla, por me impakt social dhe shoqëror të rëndësishëm për këtë komunitet ku përfshihen shumë të rinj të cilët janë në fokusin tonë.

AKR do të jetë krah për fuqizimin e të rinjve dhe lehtësimin e integrimit të çdo të riu e të reje të komunitetit dhe jo vetëm.

Gjithëpërfshirja, mbrojtja, integrimi i këtyre të rinjve në shoqëri, do të ketë një zë të fuqishëm, atë të institucionit tonë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë