Agjencia Kombëtare e Rinisë zhvilloi një takim frymëzues me përfaqësues të organizatës “Beyond Barriers Albania”, znj. Ana Dervishi, si dhe me një grup prej 15 të rinjsh vullnetarë nga Shqipëria, Spanja dhe Turqia.
Gjatë takimit u prezantua programi European Solidarity Corps, u bë një njohje më e gjerë e misionit dhe rolit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, si dhe u zhvillua një diskutim i hapur mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Energjia, entuziazmi dhe vizionet e të rinjve na motivojnë të vazhdojmë angazhimin tonë për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi dhe përfshirjeje për të rinjtë në Shqipëri dhe më gjerë.