Takim i zhvilluar me përfaqësuesit e Deloitte dhe Z. Geron Ibrahimi, Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Fuqizimi i të rinjve ishte kryefjala në takimin e zhvilluar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKR-së, Z.Geron Ibrahimi me përfaqësuesit e Deloitte, specialist në fushat e projektit dhe bashkëpunimit.

Deloitte në kuadër të projektit global “World Class”, ka për qëllim shumë fusha, ndër të cilat trajnimi i të rinjve lidhur me soft-skills, orientimin e tyre drejt karrierës, ofrimin e ndihmës në fushën e sipërmarrjes e shumë elemente të tjera.

Me një vizion të përbashket në kuadër të mbështetjes së të rinjve dhe përmbushjes së nevojave të tyre, këto bashkëpunime tregojnë shumë për punën me qëllim përmbushjen e misionit të institucionit tonë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë