Organizata New Bridges organizoi ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë pjesëmarrës në projektin “Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje modelon të ardhmen” – një nismë e mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.
Gjatë muajve të fundit, ky projekt përfshiu të rinj nga bashkitë Berat, Dimal dhe Kuçovë, të cilët kontribuan me përkushtim në proceset vendimmarrëse, duke modeluar një të ardhme më të mirë për komunitetin e tyre.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Qendrës Rinore Berat, ku mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi. Ai përgëzoi përpjekjet dhe energjinë e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në zhvillimin e shoqërisë.
Ky aktivitet është një dëshmi e fuqisë së të rinjve për të ndikuar pozitivisht kur u jepet mundësia për t’u bërë pjesë e ndryshimeve!
Projekti zbatohet nga organizata New Bridges, me mbështetjen e Agjencise Kombëtare e Rinisë dhe Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijet Znj. Bora Muzhaqi.