Shpërndarja e certifikatave për Konkursin Eseistik

“Shpërndarja e certifikatave për Konkursin Eseistik” është një vazhdimësi e një seri aktivitetesh të mbështetura nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, që zhvillohen me fokus të rinjtë dhe novacionin rinor, në përputhje me qëllimin e dytë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte çertifikimi i të rinjve të talentuar pjesëmarrës në konkursin eseistik në gjuhë të huaja, mbështetja për zhvillimin dhe motivimin e tyre, duke i konsideruar panelet e diskutimit dhe konkurset rinore, si vatra të rëndësishme përmes të cilave ata mund të shprehen dhe të nxjerrin në pah talentin e tyre.

Kjo u realizua nëpërmjet mbështetjes së organizatorëve, përkatësisht: MSHRF, AKR, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Qendra e Shkollës së Drejtorëve, si edhe nxënësve dhe studentëve pjesëmarrës, në konkurs, nga gjimnazi ‘Sinan Tafaj’, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe aspirantë për drejtues nga Shkolla e Drejtorëve.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë 17 çertifikata për nxënësit e talentuar fitues në konkursin e shkrimit eseistik në tre gjuhë të huaja: angleze, frënge, italiane.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë