Shkolla dy ditore e Edukimit Financiar

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Z. Sejko, në siparin e shkollës dy ditore për edukimin financiar, me 60 të rinj gjimnazistë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Edukimi financiar është një domosdoshmëri për çdo brez, prandaj puna fantastike që është bërë deri tani me kurrikulën e edukimit financiar në lëndën e qytetarisë nga Junior Achievement dhe Ministria e Arsimit duhet çuar përpara edhe më shumë. Është e rëndësishme që të rinjtë tanë të mësojnë të gjithë komponentët e botës financiare në formate digjitale dhe praktike, duke u përshtatur me kërkesat dhe dëshirat e tyre.

Përgjatë fundjavës, këta të rinj provuan 10 metodologji të ndryshme mësimdhënieje të edukimit financiar, duke pasur mundësinë të shprehin mendimet e tyre përpara se të fillojmë pilotimin e këtij programi në shkolla. Bashkëhartimi i programeve me të rinjtë na siguron që programet që krijojmë për ta të shërbejnë dhe të mirëpriten me entuziazëm.

Gjatë ditës së parë të shkollës dy ditore për edukimin financiar, të rinjtë:

  • mësuan rreth rolit të Bankës së Shqipërisë dhe menaxhimit të parasë dhe rëndësinë e planifikimit financiar për një të ardhme të qëndrueshme.
  • morën pjesë në simulime praktike nga Junior Achievement of Albania, për krijimin dhe menaxhimin e bizneseve, duke zhvilluar aftësi sipërmarrëse dhe përgatitje për tregun e punës.
  • eksploruan edukimin financiar nga ProCredit dhe Tirana Bank përmes mjeteve digjitale.

Në ditën e dytë, të rinjtë bashkëvepruan në mënyrë dinamike në çdo seancë përmes pyetjeve, ideve dhe diskutimeve, të cilat do të reflektohen në hartimin e programit të ri të edukimit financiar. Lektorët nga Intesa San Paolo Bank, BKT, UBA Bank, Union Bank dhe Credins Bank u përqendruan në zgjidhje praktike për menaxhimin e financave personale dhe përdorimin e platformave digjitale, ndërsa Banka e Shqipërisë theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike në bankingun digjital.

Në fund të aktivitetit Zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, Luljeta dhe Zv. Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endritin certifikuan të rinjtë pjesëmarrës.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë