Shkolla Dimërore 2024 për Punonjësit Rinor në Golem

Shkolla Dimërore 3 ditore për Punonjësit Rinorë përmbyllet me sukses. Këtë vit, 61 punonjës rinorë nga të gjitha bashkitë e vendit u bashkuan në një trajnim intensiv dhe inovativ. Edicioni i 4-të i Shkollës Dimërore vazhdon të sjellë rezultate konkrete në fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e kapaciteteve lokale.

Në kuadër të kësaj iniciative, u zhvilluan gjithsej 6 trajnime mbi:

  • Ligjin për Rininë dhe ndryshimet kryesore në të
  • Vullnetarizmin si një mjet kyç për angazhimin aktiv të të rinjve
  • Përdorimin e mjeteve digjitale për të rritur përfshirjen e të rinjve në komunitet
  • Komunikimin në epokën digjitale dhe aftësitë e nevojshme për të ndërtuar marrëdhënie efektive
  • Edukimin joformal, rëndësinë dhe ndikimin e tij në zhvillimin e aftësive rinore

Pjesëmarrësit u pajisën me njohuri dhe mjete praktike për të ndikuar pozitivisht në komunitetet e tyre dhe për të promovuar zhvillimin e të rinjve.

Kjo iniciativë, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, synon të fuqizojë të rinjtë dhe t’i inkurajojë ata të marrin një rol aktiv në zhvillimin e vendit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë