Me pjesëmarrjen e mbi 20 Këshillave Vendorë Rinorë, përfaqësuar nga 50 të rinj plot motivim dhe ide, të rinjtë zhvilluan takime informuese me ekipin e rinisë dhe trajnerë të ndryshëm, si dhe zhvilluan një bisedë frymëzuese me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, qytetit pritës, z. Gledjan Llatja. Të rinjtë diskutuan gjithashtu mbi aspektet ligjore të funksionimit të KVR-ve dhe aktivizmin qytetar të të rinjve në nivel lokal.
Kemi për synim të fuqizojmë të rinjtë dhe për t’i angazhuar më shumë në vendimmarrjen lokale, duke prezantuar idetë dhe vizionin e tyre.


















Previous
Next