Dita e Parë e Shkembimit Rinor Kulturor në Kosovë
Më datë 21 Tetor, filloi Skëmbimi Rinor Kulturor “Trashëgimia dje, sot dhe nesër” në Kosovë, ku në ditën e parë të rinjtë vizituan qytetin e tregtisë dhe artizanateve, Gjakovë. Të rinjtë patën mundësinë te njiheshin me historinë e vendeve si:
Çarshia e vjetër është zemra e ekonomisë në Gjakovë, në qytetin e tregtisë dhe të mallrave i cili i shërbeu fshatrave përreth komunës së Gjakovës në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Muzeu Etnografik i Gjakovës gjendet në një shtëpi tradicionale, ndërtuar në 1830. Për vlera të larta dekorative dallohen sidomos dhoma e madhe që gjendet në krahun e majtë të ndërtesës dhe qymlekët me furrat e tyre të cilat gjenden të vendosura në të katër dhomat.
Ura e Tabakëve u përfundua në vitin 1790 dhe gjendet mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. Kjo urë lidh Gjakovën me Hasin, Rekën e Keqe, Malësinë e Gjakovës fshatrat në jug dhe qytetet shqiptare si Bajram Curri, Shkodra dhe Kukësi.
Ura e Terzive është një monument i trashëgimisë kulturore i vendosur në afërsi të fshatit Bishtazhin afër Gjakovës në Kosovë. Ajo është një shembull shumë i rëndësishëm i ndërtimit të urave Osmane në Kosovë.
Ura e Fshajtë ndodhet në kanionin e Drinit të Bardhë dhe është zonë e mbrojtur natyrore që nga viti 1986. Ura gjendet në fshatin Fshaj dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës dhe Rahovecit.
Dita e Dytë e Shkembimit Rinor Kulturor në Kosovë
Më datë 22 Tetor u zhvillua dita e dytë e shkëmbimit rinor ku të rinjtë bën ndalesën e tyre të parë në qytetin antik ilir, një nga qendrat më të rëndësishme urbane të kohës, Parkun Arkeologjik Ulpiana.
Ulpiana është njëra nga qendrat më të mëdha antike urbane në Kosovë. Parku arkeologjik “Ulpiana”, i cili dikur ka qenë qytet me emrin Ulpiana, ka qenë i banuar që në periudhat e hershme antike të njohura si Epoka e Gurit, e deri në periudhën e sundimit romak.
Të rinjtë vazhduan eksplorimin e thesareve të tjera natyrore dhe historike si Kalaja madhështore e Novobërdës.
Kalaja e Novobërdës që ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla; kulla lindore dhe ajo perëndimore.
Dita e Tretë e Shkembimit Rinor Kulturor në Kosovë
Më datë 23 Tetor përfundoi dita e tretë dhe e fundit e shkëmbimit rinor midis të rinjve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në kuadër të ndërgjegjësimit rinor mbi trashëgiminë kulturore dy palëshe. Ata vizituan Lidhjen e Prizrenit, Muzeu Arkeologjik dhe Kalaja e Prizrenit. Shkëmbimi përfundoi me ceremoninë ku u shpërndanë certifikata për të rinjtë pjesëmarrës.
Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit shtrihet në qendrën e vjetër të qytetit të Prizrenit dhe ka vlerë të veçantë kulturore, historike, arsimore, shoqërore dhe ambientale. Ky kompleks ndodhet në mes të lumit Lumbardhi i Prizrenit, Kompleksit të Marashit, Rrapit të Marashit, dhe shpateve të Kalasë së Prizrenit. Në kuadër të Kompleksit ndodhen Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Gazi Mehmet Pashës, Tyrbeja si dhe objektet e banimit.
Muzeu Arkeologjik i Prizrenit është një muze rajonal, e cila veprimtarinë e tij e zhvillon në hapësirat e Hamamit të Prizrenit, të ndërtuar në vitin 1498 dhe në hapësirat e Sahat Kullës së Prizrenit ndërtuar në vitin 1948.
Kalaja e Prizrenit është një kështjellë mesjetare në Prizren në jug të Kosovës. Kalaja u shpall Monument Kulture me Rëndësi të Veçantë në 1948. Fillimet e kalasë datojnë nga periudha e bronxit të vonë deri në kohën e luftrave ballkanike 1912-1913, kohë në të cilën braktiset përfundimisht.