Për ditën ndërkombëtare të “Trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogërat” u zhvillua sesioni informues nga AKR dhe Fondacioni Mary Ward Loreto.
Ky trajnim lidhet drejtpërdrejt me qëllimin e tretë të SKR-së, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e mirëqenies aktive, fizike, sociale dhe mendore të të rinjve, si dhe sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.
Trafikimi i qenieve njerëzore dhe përdorimi i substancave narkotike mbetet një çështje delikate për të gjithë aktorët që mund të ndikojnë në elementë sensitivë të shoqërisë, në veçanti të rinisë.
Duke rritur ndjenjën e sensibilizimit sot, formësojmë një shoqëri të sigurt dhe të informuar nesër.