Sara Bodo emërohet Drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Agjencia Kombëtare e Rinisë mirëpret në detyrën e Drejtores së institucionit znj. Sara Bodo, e cila ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për drejtimin e AKR-së, duke hapur kështu një kapitull të ri me rëndësi të veçantë për institucionin dhe politikat rinore në vend.

Me formim akademik në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, përvojë të konsoliduar në sektorin publik dhe privat, si dhe një angazhim të gjatë në mbështetje të të rinjve dhe shoqërisë civile, znj. Bodo sjell një vizion të qartë, energji të re dhe përkushtim të palëkundur për avancimin e çështjeve rinore.

Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet e vendosur të forcojë rolin e të rinjve në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit. Nën drejtimin e ri dhe me një vizion të qartë strategjik, AKR do të vijojë të jetë një institucion i hapur, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt nevojave dhe aspiratave të të rinjve shqiptarë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë