Samiti i Diasporës 2023

Në kuadër të Samitit të Diasporës III, ku Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, organizoi panelin “Rini pa Kufij” me disa nga të rinjtë e suksesshëm të diasporës, të cilët ndanë eksperiencën e tyre përtej Shqipërisë, duke vendosur theksin tek arsyet për kthimin në atdhe, për të frymëzuar e motivuar të rinjtë të zhvillojnë më tej karrierën e tyre. Duke mbajtur gjithmonë në zemër e mendje prejardhjen dhe potencialin që kanë për të kontribuar në vendin e tyre. Pjesë e këtij paneli ishin dhe të rinjtë e OriginalAl, një program që ofron përvojë arsimore dhe kulturore për të rinjtë e Diasporës në vendet që ata kanë origjinën.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë