“Rrugët e Rinisë 2030”: Të rinjtë mbushin Parlamentin me ide dhe vizion

Më 8 dhjetor 2025, Parlamenti i Shqipërisë u mbush me energjinë, zërin dhe vizionin e 250 të rinjve nga Këshillat Vendorë Rinorë dhe Këshillat Studentorë, të mbledhur nga e gjithë Shqipëria në aktivititetin “Rrugët e Rinisë 2030”. Me guxim, entuziazëm dhe ide konkrete, të rinjtë sollën në qendër të debatit demokracinë, inovacionin, arsimin, mirëqenien dhe punësimin.

Ky aktivitet u organizua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, duke krijuar një platformë reale dialogu mes të rinjve dhe vendimmarrësve. Me energjinë e 1990-s dhe vizionin e 2030-s, të rinjtë treguan se nuk janë thjesht e ardhmja, por forca aktive e së tashmes, gati të kontribuojnë dhe të ndërtojnë ndryshimin që duan të shohin.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë