#RINIA2030 – Përmes Programeve tona Fuqizojmë Mijëra të Rinj

Nga Demokracia Rinore te Inovacioni, nga Startup-et te Garancia Rinore, Mbështetja Studentore dhe Praktikat e Punës – Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë bënë bashkë me qindra të rinj për të diskutuar mbi programet prioritare të Qeverisë Shqipëtare në mbështetje të tyre. Jo thjesht pjesëmarrës, por dëshmitarë të drejtpërdrejtë të rezultateve që këto programe kanë sjellë për ta.

Përmes Nismave Komunitare dhe Talenteve Rinore, do të mbështeten qindra të rinj çdo vit, në projekte zhvillimi dhe përfaqësim të Shqipërisë në kompeticione ndërkombëtare.

#Rinia2030 ndërtohet bashkë me të rinjtë, për të rinjtë dhe sot gjithësecili nga ju, ka mbështetjen dhe fuqinë për të vepruar – sepse ju jeni e tashmja që garanton të ardhmen!

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi së bashku me Ogertën dhe Delinën, në zemër të të rinjve tanë – aktorë kyç të çdo programi mbështetës nga Qeveria Shqipëtare për ta.

DEMOKRACIA ME PJESËMARRJE RINORE – +500 të rinj të angazhuar në Këshillat Vendorë e Kombëtarë, Parlamente Nxënësish dhe Këshillat Studentorë.

INOVACIONI & INTELIGJENCA ARTIFICIALE – Kodim në shkolla, laboratorë inteligjentë, TUMO, Hackathon dhe ide që modernizojnë administratën publike.

MBËSHTETJA STUDENTORE – Tarifa më të ulëta, bursa, programe ndërkombëtare dhe karta studentore për 50,000 studentë çdo vit.

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS DHE GARANCIA RINORE – Mbi 5,000 praktika, 1,754 punësime dhe 560 të rinj të përfshirë në fazën pilot.

STARTUP-ET – 201 startup-e të mbështetura me 7.8 mln € dhe mbi 1,000 të rinj të trajnuar në sipërmarrje.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë