Rinia në qendër të demokracisë digjitale: Konferenca Përmbyllëse e projektit EYDR në Tiranë

Demokracia digjitale bëhet reale vetëm kur të rinjtë janë të përfshirë, të lidhur dhe të fuqizuar. Projekti EYDR – Youth Participation in Digital Democracy: From Digital Skills to Digital Rights of Youth with Fewer Opportunities, i mbështetur nga programi Erasmus+ i Bashkimit Europian, tregoi se të rinjtë mund të tejkalojnë rolin e përdoruesve pasivë, duke u shndërruar në avokatë të të drejtave digjitale, kontribuues aktivë në hartimin e politikave dhe liderë në krijimin e një hapësire online më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë Konferencës Përmbyllëse të mbajtur në Tiranë, të rinjtë prezantuan politika rekomanduese mbi tema kyçe si: përdorimi i inteligjencës artificiale në verifikimin e fakteve, dezinformimi, dhuna me bazë gjinore e mundësuar nga teknologjia, si dhe pjesëmarrja digjitale. Ky proces hapi dialog konstruktiv me institucione, media dhe shoqërinë civile.

Reflektimet ishin të qarta: përfshirja e të rinjve nuk është opsionale, por thelbësore për të ardhmen e demokracisë në epokën digjitale.

Projekti EYDR u implementua nën udhëheqjen e SCiDEV, në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare, ndër të cilat edhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila luajti një rol të rëndësishëm në mbështetjen e angazhimit rinor në këtë nismë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë