Rinia 2030 – Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029

RINIA 2030 – 1 vit nga zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029

Në panelet e diskutimit me qëllim llogaridhënien për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë, gjatë Konferencës “Rinia 2030” na u bashkuan aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që çdo ditë kontribuojnë në fushën e rinisë:

  • 4 anëtarë të Këshillit të Ministrave
  • 1 Kryetar Bashkie dhe 1 Zëvendës Ministre
  • 4 drejtues të lartë të zbatimit të politikave qeveritare
  • 4 drejtues të agjencive të OKB-së
  • 2 përfaqësues të mbështetësve strategjikë të rinisë
  • ⁠ 1 ambasador
  • ⁠ 3 përfaqësues të lartë ambasadash

E ndërkohë, përgjatë ditës në punëtori, u angazhuan 350 përfaqësues të organizatave për të rinjtë, grupe informale, biznese, përfaqësi ndërkombëtare, vetë të rinjtë si të mandatuar në Këshillat Vendorë Rinorë dhe si pjesë e Këshillit Kombëtar Rinor, si dhe aktorë të tjerë në fushën e rinisë.

Faleminderit, që së bashku në këtë vit të parë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë kemi zbatuar masat e parashikuara në të dhe politikat rinore. Punë edhe më të mëdha na presin deri në arritjen e objektivave për Rininë 2030.

Kjo konferencë u organizua me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Asistencës Teknike “Mbështetja e BE për Përfshirjen Sociale në Shqipëri” EU4SI.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë