RinCamp 2023

Cilat janë objektivat dhe qëllimet e SKR29 që më fuqizojnë mua? Kush është mënyra më e mirë që unë të qasem në sektorin bankar? Si mund të marr financime për një ide biznesi? Po për kriptomonedhat në Shqipëri ç’mund të më thoni? Si mund të bëhem pjesë e stafit tuaj në të ardhmen⁉️

Këto dhe plot të tjera, ishin pyetjet që të rinjtë energjikë i drejtuan Znj. Edina Kozma, zëvendës përfaqësuese e UNICEF Albania dhe Znj. Eljona Elmazi, drejtoreshë ekzekutive e World Vision Albania, të cilat u ndalën në politikat që zbatojnë organizatat në raport me të rinjtë dhe në bashkëpunim me MSHRF dhe AKR, si dhe Z. Alqi Kushi, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Rinisë; Z. Spiro Brumbulli – Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata Shqiptare e Bankave; Z. Albert Shehu – Drejtues i Departamentit të Kredive Hipotekore dhe Financimit të Konsumatorit në BKT; Z. Luiner Koxhoni – Drejtor i Rrjetit të Degëve të Tirana Bank dhe Znj. Emila Cangu – Drejtoresha Rajonale e Distriktit Jugor të Raiffeisen Bank.

Gjuetia e njohurive është rruga drejt suksesit dhe zhvillimit personal! 

Faleminderit të gjithëve për këtë ditë fantastike!

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë