Qendra Rinore në zemër të Korçës hap dyert për të rinjtë

Në zemër të Korçës u përurua Qendra Rinore – një hapësirë e re dhe gjithëpërfshirëse, e dedikuar për të rinjtë e qytetit. Ky projekt erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm mes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Bashkisë Korçë dhe mbështetjes së vyer të Niko Kotheres, duke kthyer në realitet një kërkesë të vetë të rinjve: një ambient ku ata të mblidhen, të ndajnë ide dhe të zhvillojnë projekte me ndikim në komunitet.

Qendra do të ofrojë mundësi të shumta – nga artizanati e trajnimet, te zhvillimi i ideve dhe nisma konkrete. Ajo synon të bëhet një “shtëpi ëndrrash dhe idesh” për të rinjtë e Korçës, duke u dhënë hapësirën dhe mjetet për të shprehur kreativitetin dhe për të kontribuar në zhvillimin e qytetit.

Rinia e Korçës tashmë ka një vend të dedikuar për ta – një qendër ku energjia dhe vizioni i tyre mund të marrin jetë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë