Sot, një ëndërr e bërë realitet: Qendra Rinore Kreative Multifunksionale, e financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Sarandë, hap dyert për mbi 6 mijë të rinj të moshave 15–29 vjeç.
Një hapësirë moderne që përfshin:
- Bibliotekë dhe kënd studimi
- Sallë teknologjike dhe trajnimesh
- Studio podcast-i dhe krijimi për media
- Zona arti dhe grafiti të realizuara nga vetë të rinjtë
- Ambiente për takime, klube dhe aktivitete komunitare
Kjo qendër është më shumë se një ndërtesë – është një hapësirë për rritje, bashkëpunim dhe frymëzim.
Një investim konkret që flet me vepra për angazhimin e qeverisë ndaj të rinjve!