Qyteti i Prrenjasit u mbush me energjinë dhe entuziazmin e të rinjve në koncertin rinor të zhvilluar në kuadër të projektit “Cool Ambassadors”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas dhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Ky aktivitet solli në skenë performanca me muzikë live, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot gjallëri, ku të rinjtë patën mundësinë të argëtohen, të shprehin talentin e tyre dhe të jenë pjesë aktive e jetës kulturore të qytetit.