Projekti “Çelësi i Harmonisë”- “Forumi për të Drejtat e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara” në Qendrën Multifunksionale Cërrik me mbështetje nga AKR

Në kuadër të projektit “Çelësi i Harmonisë” – Promovimi i Mirëqenies Sociale dhe Shëndetit Mendor të Qëndrueshëm tek të Rinjtë, u zhvillua “Forumi për të Drejtat e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara” në Qendrën Multifunksionale Cërrik.

Në këtë panel ishin të ftuar Z. Andi Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik, Z. Geron Ibrahimi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Znj. Vjollca Qose, Drejtoreshë e Zyrës Arsimore Cërrik, psikologë, si dhe të rinj me aftësi të kufizuara.

Përgjatë forumit u diskutua mbi sfidat, mundësitë e këtyre të rinjve për integrimin në shoqëri.

Ky projekt implementohet nga Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë