Projekti “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit te të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh” u finalizua me të rinjtë e shkollave në qytetin e Sarandës, ku 51 të rinj Sarandiotë u trajnuan nga ekspertë të ligjit dhe punonjës social rreth Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur me qëllim parandalimin e krimit në mosha të hershme.
Ky projekt u zbatua nga Qendra për Formim dhe Zhvillim, CFD me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë, AKR dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi.