Përfundon Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

435 të rinj përfunduan me sukses Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Ky program është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive profesionale dhe integrimin në tregun e punës. Përmes ndryshimeve që po ndërmerren, synohet të ofrohet mundësi më të mira zhvillimi për të rinjtë, duke krijuar një sistem më të fortë dhe të qëndrueshëm.

Të rinjtë janë dëshmia më e mirë e suksesit të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Pasi është perfunduar me sukses praktika e punës, çdo hap tjetër është një mundësi e rëndësishme për të arritur ëndrrat e tyre profesionale. Ky program është vetëm fillimi për të krijuar një rrjet të gjerë, për të mësuar dhe për të shkëlqyer. Përvoja që është fituar do jetë çelësi për arritje të shumta, si në sektorin publik dhe atë privat.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë