Rrugëtimi i panairëve vazhdon!
Vitin 2024 e filllojmë me Qarkun e Dibrës në vijimësi të zbatimit të SKR29, dedikuar të rinjve dhe informimit të tyre mbi mundësitë lokale dhe kombëtare në arsim, trajnim dhe punësim!
Së bashku me Zv. Kryeministren Znj. Belinda Balluku, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi ku nëpërmjet këtij eventi krijuam ura të reja për orientimin e të rinjve drej tregut të punës, arsimit profesional dhe mundësive për trajnime nga kompani dhe organizatat.
Panairi vjen pranë të rinjve të qytetit të Dibrës të cilët kanë nisur vitin e ri akademik, për t’i prezantuar dhe informuar ata mbi një variacion mundësish aftësimi, ngritje kapacitetesh, profesionalizimi dhe punësimi. Kjo realizohet nëpërmjet një aktiviteti me një pjesëmarrje të pasur të institucioneve arsimore private dhe publike, institucioneve lokale dhe vendore dhe aktorëve nga bota e biznesit dhe aktivizmit. Studentët kanë mundësinë t’i vizitojnë, diskutojnë me ta dhe të mbledhin informacionin e nevojshëm për zhvillimin e tyre individual, akademik dhe profesional, në përputhje me interesat e tyre dhe kërkesat e tregut të punës.