Nënshkruhen kontratat me organizatat fituese të Thirrjes V për zbatimin e 32 projekteve në 42 bashki, me fokus në teknologji, sipërmarrje, kulturë, sport, mirëqenie sociale dhe përfshirje qytetare, duke sjellë mundësi të reja për mbi 25,000 të rinj në gjithë Shqipërinë.
Ky është një tjetër hap konkret në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022–2029, ku përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, nëpërmjet thirrjeve publike deri tani kemi financuar 85 projekte të organizatave, duke mbështetur rreth 43,600 të rinj në 61 bashkitë e vendit.