Nënshkruam kontratat me bashkitë e Durrësit, Dibrës, Gjirokastrës, Lushnjës dhe Kamzës, si fitues të granteve nga Thirrja e dytë për Projekt-propozime Rinore që do të finacohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë
Me anë të kësaj thirrjeje do të mbështesim rikonstruktimin dhe ndërtimin e 3 bibliotekave të reja në Dibër, Lushnje dhe Kamëz, të konceptuara jo vetëm si ambiente leximi, por edhe si hapësira multifunksionale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme.
Ndërkaq do të rindërtohet Qendra Rinore Multifunksionale në Bashkinë Durrës dhe Gjirokastër, që do të përfshijë edhe një kinema për të rinjtë e këtij qyteti, duke sjellë artin pranë qytetarëve.