Me ndryshimet e fundit në vendimin për Këshillin Kombëtar të Rinisë (KKR), pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse në nivel qendror bëhet më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese se kurrë më parë.
Përbërja e KKR-së është zgjeruar për të përfshirë:
➡️ të rinjtë nga diaspora,
➡️ nga komunitetet me nevoja të veçanta,
➡️ nga pakicat kombëtare,
➡️ si dhe përfaqësues të nxënësve dhe studentëve.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara drejt një rinie që dëgjohet, përfaqësohet dhe bashkëvendos në politikat dhe proceset që ndikojnë të ardhmen e saj.