RoboTech 2025 nga UMT: Inovacion, Talent dhe Çmime për Gjimnazistët Shqiptarë!
Në një atmosferë mbushur me energji dhe ide të guximshme, Universiteti Metropolitan i Tiranës organizoi me sukses edicionin e dytë të RoboTech 2025, kompeticionin kombëtar të inovacionit dhe teknologjisë për gjimnazistët më të talentuar të Shqipërisë!
1. Mbi 70 ekipe pjesëmarrëse nga gjithë Shqipëria, ku vetëm 16 prej tyre kaluan në në finale.
2. Rreth 250 maturantë.
3. Mbështetje nga partnerët më të rëndësishëm të inovacionit dhe rinisë.
• Z. Geron Ibrahimi, Drejtor i Përgjithshëm, AKR: “Nëse duam një Shqipëri më të mirë nesër, duhet të investojmë sot tek ëndrrat e të rinjve.”
• Prof. Dr. Nikolla Civici, Rektor i UMT: “RoboTech është një laborator i gjallë ku rinia shqiptare ndërton të ardhmen me mendjen dhe duart e veta.”
• Z. Arjan Çukaj, President i UMT: “Ne nuk japim vetëm çmime, por ndërtojmë rrjete mundësish për liderët e rinj të inovacionit.”
• Znj. Jetona Koçibelli, COD: “RoboTech dëshmon fuqinë e dijes dhe teknologjisë në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar.”
• Znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit: “Të rinjtë inovatorë janë themeluesit e ekonomisë së së nesërmes.”
• Z. Albi Greva, Ministria e Ekonomisë: “Energjia krijuese e të rinjve është një pasuri kombëtare.”
Fituesit e RoboTech 2025:
Çmimi i Parë, “TreeSense” – Gjimnazi “Sami Frashëri”, Tiranë (2000 €)
Çmimi i Dytë, “Ekko” – Gjimnazi “Andon Zako Çajupi”, Tiranë (1500 €)
Çmimi i Dytë, “Chrono Guide” – Gjimnazi “Asim Zeneli”, Gjirokastër (1500 €)
Çmimi i Tretë, “Adriatik Bot” – Gjimnazi “Leonik Tomeo”, Durrës (1000 €)
Çmimi i Tretë, “Aero Care” – Gjimnazi “Ismail Qemali”, Tiranë (1000 €)
Çmimi i Publikut, “Flatrat e Dijes”, Fier (500 € – mbi 9000 vota online!)
Gjithashtu u shpërndanë shumë Çmime Speciale nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Start-Up Albania:
• Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dha Çmimin e Talentit Rinor “Projektit Marshal” nga Gjimnazi “Dhaskal Todri”, Elbasan ku përfitojnë trajnime ndërkombëtare për zhvillimin e aftësive në inovacion dhe sipërmarrje.
• Agjencia Start Up Albania dha një Projektit Crop Bot të Gjimnazit Petro Nini Luarasi: Çmim Start Up Albania 1000€ për idetë më premtuese.



















