Qendra DPTI, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, organizoi një ekspozitë të artit pamor, fotografisë dhe pikturës, ku të rinjtë patën mundësinë të shprehnin talentin, kreativitetin dhe vizionin e tyre përmes veprave artistike.
Në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave të vlerësimit, u nderuan fituesit dhe pjesëmarrësit që sollën frymëzim dhe energji pozitive përmes artit të tyre.
AKR do të vijojë të mbështesë çdo hapësirë ku rinia merr zë, ku krijimtaria merr formë dhe ku çdo vepër bëhet dëshmi e një brezi që synon të ndikojë, të ndryshojë dhe të frymëzojë.