Në krye të Agjencisë Kombëtare të Rinisë mirëpritëm znj. Sara Bodo, e cila sjell një drejtim të ri me energji, përvojë dhe vizion. Me formim akademik në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, si edhe me një eksperiencë të pasur në sektorin privat dhe publik, si dhe një angazhim të gjatë me të rinjtë dhe shoqërinë civile, jemi të bindur se nën drejtimin e saj AKR do të ecë përpara me pasion dhe përkushtim për rininë shqiptare.
Duke shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e palodhur të deritanishme të Drejtorit të AKR-së, z. Geron Ibrahimi, për mbështetjen e vazhdueshme të çdo projekti apo aktiviteti me fokus të rinjtë, ne vijojmë me besim dhe vendosmëri për të çuar përpara kauzën e rinisë.