Për herë të parë, Agjencia Kombëtare e Rinisë, në bashkëpunim me mjeshtrin e meditimit dhe hipnoterapisë Sheki Useini, organizoi një aktivitet të dedikuar tërësisht mirëqenies mendore të të rinjve.
Ky aktivitet synoi të krijojë një hapësirë reflektimi dhe ndërgjegjësimi, duke u ofruar të rinjve mundësinë të ndalin ritmin e përditshmërisë dhe të përqendrohen tek zhvillimi i brendshëm. Në një kohë kur sfidat emocionale dhe presioni social janë gjithnjë e më të pranishme, promovimi i shëndetit mendor mbetet një prioritet thelbësor.
Nën udhëheqjen profesionale të Sheki Useinit, pjesëmarrësit u angazhuan në një trajnim thelbësor dhe në një proces të strukturuar meditimi, i cili kontribuon në fuqizimin e mendjes, qetësimin emocional dhe forcimin e fokusit personal.
Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet e përkushtuar në zhvillimin e iniciativave që mbështesin mirëqenien, rritjen personale dhe potencialin e plotë të të rinjve në Shqipëri.













