Katër ditë frymëzuese bashkuan të rinj nga i gjithë Mesdheu për të ndarë ide, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të kthyer sfidat në mundësi për ndryshim.
Krenarë që Agjencia Kombëtare e Rinisë ishte ndër mbështetësit kryesorë të kësaj nisme, duke forcuar zërin e të rinjve dhe duke krijuar një platformë reale për bashkëpunim ndërkulturor.
Falenderime të përzemërta për partnerët, organizatorët dhe të rinjtë që e bënë këtë eksperiencë kaq domethënëse – ju jeni frymëzimi i së ardhmes!