Mbyllet me sukses projekti “Ecoyouth – The Green Voice of Youth”

Projekti “Ecoyouth – The Green Voice of Youth” u finalizua me sukses, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të të rinjve në politikat mjedisore në Shqipëri.

Ky projekt fuqizoi zërin e të rinjve si aktorë kyç në Agjendën e Gjelbër, përmes një sërë rezultatesh konkrete:

Përzgjedhja e 3 Green Seat Ambassadors, përfaqësues të rinj që do të promovojnë çështjet mjedisore në nivel lokal dhe kombëtar;

Hartimi i një manuali praktik për përfshirjen kuptimplotë të të rinjve në politikat e gjelbra;

Fuqizimi i Këshillave Vendorë Rinorë në Elbasan, Prrenjas dhe Librazhd, duke forcuar kapacitetet e tyre për veprim dhe advokim në fushën e mjedisit.

Me mbështetjen e Regional Cooperation Council (RCC), në kuadër të programit Western Balkans Youth Lab, dhe në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, MTKS, Ministrinë e Mjedisit, Rrjetin Rinor, Kongresin Rinor Kombëtar dhe Destiny Center, projekti ia doli të angazhojë të rinjtë si aktorë kyç në zbatimin dhe promovimin e politikave mjedisore — duke i përfshirë ata në proceset vendimmarrëse dhe në komunitetet ku jetojnë e kontribuojnë.

“Sepse një e ardhme e gjelbër ndërtohet sot, me të rinjtë në qendër — si frymëzim dhe forcë ndryshimi.”

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë